Sport

Wanda Nara bën 'ligjin': Mauro Icardi pritet të përfundojë në krahët e Berlusconit…

Adriano Galliani, i cili drejton Monzën, beson se sulmuesi argjentinas Mauro Icardi është emri i duhur për sulmin e skuadrës së tyre, që sapo është promovuar në Serinë A.

1 Korrik 2022, 16:50 Nga DOSJA

Wanda Nara bën 'ligjin': Mauro Icardi pritet të

FRANCE - Bashkëshortja e Mauro Icardit, Wanda Nara ka kohë që me familjen e saj dëshiron rikthimin në Itali. Tashmë një rikthim është shumë afër që të ndodhë, pasi siç raporton SportMediaset, argjentinasi ka marrë një ofertë nga skuadra e Monzas.

Silvio Berlusconi deklaroi se i beson ortakut të tij të vjetër Adriano Galliani, i cili beson se sulmuesi Mauro Icardi është emri i duhur për sulmin e skuadrës së tyre, që sapo është ngjitur në Serinë A.

Argjentinasi pritet që të vijë si huazim dhe një gjë e tillë duket më e mundur të ndodhë edhe për faktin që Monza është vetëm 15 minuta larg Milanos, ku familja e Icardit ka edhe një apartament, që nga koha kur luante me zikaltrit e Interit.

Wanda Nara bën 'ligjin': Mauro Icardi pritet të

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll