Sport

Jo vetëm Getafe, për Manaj ka interes edhe nga Anglia, zbulohet emri i klubit

Watford në gjurmët e Rey Manaj-t. Skuadra angleze po përpiqet të firmosë me sulmuesin shqiptar, të paktën kështu shkruan eksperti i merkatos Gianluca Di Marzio

1 Korrik 2022, 11:52 Nga DOSJA
 
Jo vetëm Getafe, për Manaj ka interes edhe nga Anglia, zbulohet emri i
Rey Manaj

ANGLI- Watford në gjurmët e Rey Manaj-t. Skuadra angleze po përpiqet të firmosë me sulmuesin shqiptar, të paktën kështu shkruan eksperti i merkatos Gianluca Di Marzio. Klubi anglez është gati të firmosë me sulmuesin, por fillimisht duhet të mposhtë konkurencën e Getafes, skuadrës spanjolle që duket më e avantazhuar. 

Watford ka nevojë për një sulmues pas largimit të Emmanuel Dennis. Rey Manaj numëron 31 ndeshje me fanellën e Shqipërisë dhe ka një kontratë afagjatë me Barcelonën B që e bleu në vitin 2020 nga Albacete. Ai u fut në listën e skuadrës së parë në sezonin 2021-2022 por nuk luajti asnjë minutë me skuadrën e Ronald Koeman.

E.Ç (Dosja.al)

rey manaj

Sondazh

Poll