Sport

Gazetarja e Bild që ndjek Bayern Munich shkarkohet nga puna, lidhja me Nagelsmann i kushton shtrenjtë

Në orët e fundit Julian Nagelsmann ka përfunduar në qendër të vëmendjes së mediave në Gjermani

1 Korrik 2022, 11:52 Nga DOSJA
Gazetarja e Bild që ndjek Bayern Munich shkarkohet nga puna, lidhja me
Julian Nagelsmann

GJERMANI- Në orët e fundit Julian Nagelsmann ka përfunduar në qendër të vëmendjes së mediave në Gjermani dhe jo për sukseset me Bayern Munich, të cilin e drejton që nga vera e kaluar, por për fotot që kanë qarkulluar ku 34-vjeçari shihet pranë një femre në një jaht.

Personi në fjalë është Lena Wurzenberger, një gazetare sportive 30-vjeçare, e cila shkruan për gazetën kryesore gjermane, Bild, dhe që ndiqte Bayernin si korrespondente. Për këtë arsye, gazetarja u hoq nga detyra për të shmangur çdo konflikt interesi mes jetës së saj private dhe asaj profesionale.

Për më tepër, vetë Nagelsmann duket se dëshiron ta mbajë private lidhjen e tyre, pasi vajza është e njohur në mesin e lojtarëve të Bayernit për shkak të intervistave të panumërta me ta, e fundit prej të cilave me Sadio Manè pas mbërritjes së tij në Bavari nga Liverpool. Megjithatë, për fatin e keq të teknikut, fotot e çiftit me pushime në një jaht në Ibiza po qarkullojnë tashmë në internet…

E.Ç (Dosja.al)

bayern munich julian nagelsmann

Sondazh

Poll