VD/ Tottenham zyrtarizon Richarlison, braziliani nga Liverpool kalon në Londër
ANGLI - Sulmuesi i kombëtares së Brazilit, Richarlison, është përforcimi më i ri i skuadrës së Tottenhamit për ed...
Miles Bridges, sulmuesi dhe shënuesi kryesor i Charlotte Hornets këtë sezon, u arrestua të mërkurën. Ai akuzohet për dhunë në familje.

SHBA - Miles Bridges, anësori i fortë i Charlotte Hornets, i cili ishte edhe shënuesi më i mirë i skuadrës së tij këtë sezon në NBA, u arrestua të mërkurën në Los Angeles. Zyrtarisht nuk janë bërë të ditura arsyet e arrestimit të tij. Por, sipas medias ‘TMZ’, Bridges akuzohet për dhunë ndaj të dashurës së tij, Mychelle Johnson.
Në Instagram, viktima ka publikuar një mesazh emocionues, shoqëruar me foto ku shfaqen gjurmë goditjesh dhe plagosjesh. Gruaja e re tregoi se çfarë kishte vuajtur nga Bridges: "Hundë e thyer, kyçi i dorës, daullja e veshit e shqyer, muskujt e qafës të grisur, mbytur deri në të fikët, tronditje e rëndë".
Dhe e dashura e basketbollistit të NBA-së shton: “E lejova dikë të më shkatërronte shtëpinë, të më keqtrajtonte në çdo mënyrë dhe të traumatizonte fëmijët tanë për jetën. Nuk do të lejoj që njerëzit përreth tij të vazhdojnë të më heshtin dhe të vazhdojnë të gënjejnë për ta mbrojtur këtë person… Nuk kam nevojë për simpati, thjesht nuk dua që kjo t'i ndodhë dikujt tjetër… Fëmijët e mi meritojnë një jetë më të mirë”.

B.T (Dosja.al)
ANGLI - Sulmuesi i kombëtares së Brazilit, Richarlison, është përforcimi më i ri i skuadrës së Tottenhamit për ed...
FRANCE - Ndryshimi i komandës në stolin e PSG-së për projektin e tij të ri, me Kylian Mbappe si titullar i padiskutueshëm, djeg nj...
FRANCE - E paralajmëruar prej disa ditësh, ardhja e Vitinhas, rekrutit të parë veror të PSG-së, u zyrtarizua mbrëmjen e s&e...
ITALI- Pothuajse në gong, pak orë pas skadimit të kontratës, Milan dhe Paolo Maldini gjejnë një marrëveshje për të...
Tirana TIRANË- Tirana ka zyrtarizuar marrëveshjen me mbrojtësin Besir Iseni i cili në sezonin e fundit ishte pjesë e Strugës ...
Vedat Muriqi ANGLI- Muriqi drej Hull City. Klubi anglez është i gatshëm të paguajë 12 milionë eurot e kërkuara nga Tare ...
Kristjan Asllani ITALI- Kristjan Asllani ka nisur aventurën më të rëndësishme në karrierë teksa firmosi me Inter dhe s&...
ALGJERI - "Jemi në fshatin mesdhetar ku ndodhen të gjithë sportistët pjesëmarrës në Lojërat e 19 Mesdhetare q&eum...
Përfaqësuesja e Kosovës ALGJERI- Kosova ka marrë edhe dy medalje të tjera në Lojërat Mesdhetare. Ka shkuar në kat&e...
SPANJE - Të gjithë donim që ky 30 qershor të ishte një datë përfundimtare për të sqaruar të ardhmen e O...