Sport

Zbulohet tjetër 'bëmë' e Sergio Ramos. I shkruan Rubialesit edhe për gjyqtarët: "Jam i shqetësuar për VAR-in me Barçën"

"Politikisht shumë korrekt, urime. Shpresoja të merrja një mendim personal për Barcelonën dhe për atë që ndodhi dje. Eshtë një skandal dhe ata janë të destinuar të fitojnë Ligën, po apo jo”

1 Korrik 2022, 15:46 Nga DOSJA
Zbulohet tjetër 'bëmë' e Sergio Ramos. I shkruan

SPANJE - Pas mesazheve të zbuluara ditët e fundit, për një kërkesë për ndihmë në garën për ‘Topin e Artë’, zbulohen kontakte të reja, mes ish-kapitenit të Real Madrid, Sergio Ramos dhe presidentit të RFEF, Luis Rubiales, këtë herë me temën e arbitrave. 

Siaps ‘El Confidencial’, qendërmbrojtësi ‘los blancos’ i ka shkruar presidentit të Federatës së Futbollit, për t'iu ankuar për punën e gjyqtarëve, në veçanti duke akuzuar Barcelonën për ndihma të ndryshme, falë edhe VAR-it:

"Rubi, ne kemi filluar të shqetësohemi seriozisht për VAR-in, sidomos për atë që ndodhi me Barcelonën. Është turp, është e pakujdesshme kjo që po bëjnë arbitrat. E patë faullin e Suarez ndaj portierit në 2-1? Është shaka."

Si përgjigje, Rubiales përpiqet ta qetësojë Sergio Ramos, duke i kujtuar gjithashtu rolin e tij si kapiten në kombëtaren spanjolle: "Mirëmbrëma Sergio. Ti je kapiten i kombëtares spanjolle, ke 100 ose 1000 ndeshje pas teje, dhe e kupton më mirë se të tjerët se ndonjëherë ka mendime të ndryshme për një fakt. Siç e dini, unë nuk do të hyj në këto pyetje. Ne punojmë dita-ditës për ta bërë më të mirë metodën e arbitrimit. Duhet të përpiqemi të përmirësojmë futbollin tonë, do të jemi gati".

Biseda mbyllet me një mesazh të fundit nga Sergio Ramos, gati i dëshpëruar për dështimin që nuk arriti të marrë një pozicion nga presidenti i federatës: "Politikisht shumë korrekt, urime. Shpresoja të merrja një mendim personal për Barcelonën dhe për atë që ndodhi dje. Eshtë një skandal dhe ata janë të destinuar të fitojnë Ligën, po apo jo. E kuptoj qëndrimin, një përqafim”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll