Sport

VD/ Tottenham zyrtarizon Richarlison, braziliani nga Liverpool kalon në Londër

Detajet e marrëveshjes mes klubeve nuk janë publikuar, por, sipas mediave angleze, Spurs ka paguar rreth 60 milionë euro për kartonin e brazilianit.

1 Korrik 2022, 11:22 Nga DOSJA

VD/ Tottenham zyrtarizon Richarlison, braziliani nga Liverpool kalon në

ANGLI - Sulmuesi i kombëtares së Brazilit, Richarlison, është përforcimi më i ri i skuadrës së Tottenhamit për edicionin 2022/23. Ekipi nga Londra e ka prezantuar të premten Richarlisonin, i cili ka firmosur kontratë deri në verën e vitit 2027.

Ai te Tottenhami është transferuar nga ‘blutë’ e Evertonit. Detajet e marrëveshjes mes klubeve nuk janë publikuar, por, sipas mediave angleze, Spurs ka paguar rreth 60 milionë euro për kartonin e Richarlisonit.

25-vjeçari ishte pjesë e Evertonit prej verës së vitit 2018, kur iu bashkua nga Watfordi, dhe në 152 paraqitje në të gjitha garat ka shënuar 53 gola.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll