Sport

Arrihet marrëveshja PSG-Pochettino: Një ndryshim trajneri që kushton 20 milionë!

Trajneri argjentinas dhe stafi i tij firmosin largimin e tij për dhjetë milionë euro pas pesëmbëdhjetë ditësh negociata, raporton ‘L'Èquipe’. Rrugë e lirë për Galtier, i cili tashmë ka shkelur në qytetin sportiv.

1 Korrik 2022, 07:13 Nga DOSJA
Arrihet marrëveshja PSG-Pochettino: Një ndryshim trajneri që

FRANCE - Ndryshimi i komandës në stolin e PSG-së për projektin e tij të ri, me Kylian Mbappe si titullar i padiskutueshëm, djeg një tjetër fazë. Mauricio Pochettino i jep dorë të lirë ardhjes së Cristophe Galtier, në mungesë të zyrtarizimit me urdhër të të dy lëvizjeve. 

Pas pesëmbëdhjetë ditë negociatash, ‘L'Èquipe’ raporton se trajneri argjentinas dhe stafi i tij teknik kanë arritur një marrëveshje me PSG-në për mbylljen me mirëkuptim të kontratës së tyre, e cila i kishte mbetur edhe një vit për të përfunduar, më 2023.

Dhjetë milionë euro do të jenë ato që grupi i kryesuar nga Nasser Al-Khelaïfi duhet t'i paguajë stafit aktual stërvitor, i përbërë nga Mauricio Pochettino si trajner i parë, spanjolli Jesús Pérez si i dyti, së bashku me Miguel D'Agostino, Gianluca Spinelli dhe Toni Jiménez, trajnerët e portierëve, apo djali i tij, Sebastián, si koordinator i fushës fizike, ndër të tjera. 

Në këtë mënyrë, skuadra pariziene zhbllokon një nga pikat nevralgjike për të aktivizuar makinerinë që do të skalisë skuadrën e re, tashmë me trajnerin e Nicës qartësisht në krye, duke punuar krah për krah me Luis Campos. Portugezi, një nga çelësat e qëndrimit të Mbappé, tashmë ka bërë lëvizje në hije me trajnerin francez, i cili tashmë arriti një marrëveshje me kampionët e Ligue 1 javën e kaluar. 

Në fakt, ai tashmë është parë mëngjesin e djeshëm në ‘Camp des Loges’, qyteti sportiv parizien. PSG-së i është dashur të paguajë një dëmshpërblim financiar për Nice për të zhbllokuar operacionin afër 10 milionë euro. Pra një ndryshim trajneri, që do t’i kushtojë 20 milionë skuadrës së sheikut nga Katari…

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll