Sport

Në gongun e fundit! Milan blindon Maldinin dhe Massaran, dalin detajet e fundit

Pothuajse në gong, pak orë pas skadimit të kontratës, Milan dhe Paolo Maldini gjejnë një marrëveshje për të vazhduar së bashku

30 Qershor 2022, 22:20 Nga DOSJA

Në gongun e fundit! Milan blindon Maldinin dhe Massaran, dalin detajet e

ITALI- Pothuajse në gong, pak orë pas skadimit të kontratës, Milan dhe Paolo Maldini gjejnë një marrëveshje për të vazhduar së bashku. Drejtori teknik në fakt ka pranuar kushtet e kontratës propozuar mëngjesin e sotëm nga presidenca. Për njoftimet formale mund të vazhdojmë nesër ose në orët në vijim, por marrëveshja u gjet pas një pasdite të gjatë pune intensive. Telenovela është drejt përfundimit të saj.

Nderkohë, po sot, drejtori sportiv Massara pasi ka qenë në mëngjes në Casa Milan, ka udhëtuar drejt Riminit për hapjen zyrtare të merkatos që do të nisë më 1 korrik dhe do të përfundojë më 31 gusht. Në datën 4 korrik nis grumbullimi. Goditja e vetme deri më sot është Origi - ende jo i zyrtarizuar

E.Ç (Dosja.al)

maldini milan

Sondazh

Poll