Aktualitet

300 rrënjë kanabisi e 1600 fara, arrestohet në Sarandë i dënuari me 4 vite burg për drogë

Jaha në vendin e quajtur 'Liqeni i fshatit Levan' në Gjirokastër kultivoi 300 rrënjë kanabisi. Në shtëpi ju gjetën 1600 fara.

1 Korrik 2022, 15:33 Nga F.M
300 rrënjë kanabisi e 1600 fara, arrestohet në Sarandë i
Foto Ilustruese

SARANDË- Mikelo Jaha, 29 vjeç, banues në Gjirokastër është arrestuar sot në Sarandë pasi ishte dënuar me 4 vite burg për trafik të lëndëve narkotike. Mësohet se Jaha ishte dënuar nga Gjykata e Gjjirokastrës për veprën penale 'kultivim dhe trafikim të lëndëve narkotike'.

Në janar 2021, Mikelo Jaha në vendin e quajtur 'Liqeni i fshatit Levan' në Gjirokastër kultivoi 300 rrënjë kanabisi. Gjatë operacioni të zhvilluar në vitin 2021 e pas kontrollit të ushtruar në banesën e Mikelo Jahajt u sekuestruan edhe 1600 fara kanabisi.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar "Finish". Vihet në pranga 1 shtetas i shpallur në kërkim kombëtar për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, se në Ksamil ndodhej një shtetas në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Finish", në kuadër të të cilit u bë kapja e shtetasit:  Mikelo Jaha, 29 vjeç, banues në Sarandë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Apelit Gjirokastër, me vendimin e datës 19.01.2021, e ka dënuar me 4 vjet burgim, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.  Më datë 03.05.2019, nga strukturat e DVP Gjirokastër, në vendin e quajtur "Liqeni i fshatit Levan", janë gjetur të kultivuara bimë narkotike cannabis sativa, si dhe janë sekuestruar një sasi farash të bimëve narkotike dhe një sasi lënde narkotike kokainë. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se 29-vjeçari është autor i këtyre veprimtarive kriminale. Veprimet e mëtejshme procedurale për këtë shtetas do të kryhen nga DVP Gjirokastër.

policia e sarandes

Sondazh

Poll