Aktualitet

MOMENTI- Plagosi me kaçavidë 2 persona, arrestohet 42-vjeçari, si ndodhi ngjarja në lokal

Sherri ka ndodhur në rrugën "Kostandi Kristoforidhi" ku 42-vjeçari, i identifikuar me inicialet P.B., pas një sherri ka goditur dy persona.

1 Korrik 2022, 11:37 Nga e.k
 
MOMENTI- Plagosi me kaçavidë 2 persona, arrestohet
Pamje nga sherri në lokal

TIRANË- Një 42-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi goditi me kaçavidë dy persona në ambientet e një lokali në Tiranë. Sherri ka ndodhur në rrugën "Kostandi Kristoforidhi" ku 42-vjeçari Petrit Bilibashi qëllon me kaçavidë në ambientet një lokali në Tiranë, Mareglen Thaçin dhe Ruzhdi Llaçin, për motive banale. Ngjarja është regjistruar pasditen e së enjtes dhe siç shihet në pamjet e siguruara nga Tv Klan, 42-vjeçari fillimisht bashkëbisedon me 2 personat që ranë pre e sulmit dhe më pas largohet. Por vetëm për t’u rikthyer disa momente më pas e duke i sulmuar ato me një kaçavidë që nxjerr nga çanta e krahut.Petrit Bilibashi vijon së qëlluari për disa sekonda edhe pse klient të rastësishëm në lokal tentojnë ta ndalojnë atë. 42-vjeçari largohet, ndërsa dy personat e lënduar nga sulmi me kaçavidë dërgohen në spital, ku ndodhen jashtë rreziku për jetën. Tani i riu u arrestua nga blutë e kryeqytetit dhe tashmë 42-vjeçari do të përballet me akuzën e kanosjes, plagosjes me dashje si dhe për mbajtjen pa leje të armëve të ftohta.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Plagosi me mjet të fortë 2 shtetas, falë reagimit të Policisë, kapet dhe vihet në pranga 42-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas marrjes së njoftimit se në ambientet e një lokali, një shtetas kishte goditur me mjet të fortë dy të tjerë, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e tij. Falë reagimit të shërbimeve të Policisë është kapur dhe shoqëruar në ambientet e Komisariatit, shtetasi:

- P. B., 42 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas, ditën e djeshme, në ambientet e një lokali, në rrugën "Kostandin Kristoforidhi", gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet të fortë (kaçavidë), shtetasit M. Th. dhe R. Ll., të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit P. B., për veprat penale "Kanosja", "Plagosja e rëndë me dashje" dhe "Prodhimi, mbajtja, blerja, apo shitja pa leje e armëve të ftohta". Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

tirane policia e tiranes plagosje ne tirane

Sondazh

Poll