Aktualitet

Gradat honorifike, sportistët elitarë bëhen pjesë e Forcave të Armatosura! Mund të marrin gradën e kolonelit dhe majorit

Grada honorifike i jepet sportistit elitar nga ministri I Mbrojtjes me propozim të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.

1 Korrik 2022, 13:22 Nga e.k
Gradat honorifike, sportistët elitarë bëhen pjesë e Forcave
Foto ilustruese

TIRANË- Ndryshimet e propozuara në ligjin “Për karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, do ju japë mundësi sportistëve elitarë të vendit që të konsiderohen si pjesë e Forcave të armatosura madje duke mbajtur dhe gradën e kolonelit apo atë të majorit.

Kështu është menduar të zgjidhet dhe problematika e trajtimit financiar të sportristëve të cilët tashmë do të marrin pagë si ushtarakë.

“Këto ndryshime i shërbejnë njohjes së kontributit të sportistëve në promovimin dhe lartësimin e emrit të vendit tonë në arenën ndërkombëtare përmes performancës së tyre, si dhe në përmirësimin e mënyrës së menaxhimit të karrierës së ushtarakëve aktivë në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë” shkruhet në relacionin e nismës që është në proces konsultimi.

Grada honorifike i jepet sportistit elitar nga ministri I Mbrojtjes me propozim të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.

Si do të “gradohen” financiarisht sportistët elitarë:

a) Sportisti, i cili thyen rekord olimpik/botëror/evropian- Kolonel

b) Vendi i parë deri në vendin e tretë në Lojërat Olimpike/kampionat botëror – Kolonel

c) Vendi i parë në kampionatin evropian – Kolonel

ç) Vendi i dytë deri në vendin e tretë në kampionatin evropian  –  Nënkolonel

d) Vendi i katërt deri në vendin e gjashtë në Lojërat Olimpike – Nënkolonel

dh) Vendi i shtatë deri në vendin e tetë në Lojërat Olimpike – Major

e) Vendi i katërt deri në vendin e gjashtë në kampionate botërore – Major

ë)  Vendi i parë në Lojërat Mesdhetare – Major

Kjo masë synon që t’u ofrojë një shpërblim financiar sportistëve , në mënyrë që të mos joshen nga kombëtaret e huaja.

forcat e armatosura sportistet elitare lojerat olimpike

Sondazh

Poll