Aktualitet

Tiranë/ Theu masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ 18-vjeçari kapet duke shitur kanabis në rrugën e Dibrës

Duket se i riu nuk ka zënë mend pasi u kap sërish nga blutë e Tiranës duke ushtruar të njëjte veprimtari kriminale në rrugën e Dibrës ku dhe ju gjet një sasi kanabisi.

1 Korrik 2022, 14:01 Nga e.k
Tiranë/ Theu masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’
Foto Ilustruese

TIRANË- Një 18-vjeçar ka rënë rënë në prangat e policisë së kryeqytetit pasi theu masën e sigurisë së arrestit në shtëpi.

18-vjeçari i indetifikuar me inicialet D.S ishte dënuar nga Gjykata e Tiranës për akuzën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkorike. Duket se i riu nuk ka zënë mend pasi u kap sërish nga blutë e Tiranës duke ushtruar të njëjten veprimtari kriminale në rrugën e Dibrës ku dhe ju gjet një sasi kanabisi. Ai tashmë do të përballet dhe me akuzën e largimit të dënuarit nga vendi i qëndrimit ndërkohë që materialet i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Theu masën e sigurisë "Arrest në shtëpi", për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, arrestohet në flagrancë 18-vjeçari që u kap duke ushtruar të njëjtën veprimtari kriminale.

Sekuestrohet një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit D. S., 18 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale "Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit" dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

Shërbimet e Policisë kanë ndaluar, në Rrugën e Dibrës, shtetasin D. S., të cilit, gjatë kontrollit fizik, iu gjet dhe sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.

Pas verifikimeve ka rezultuar se ky shtetas ka shkelur masën e sigurisë "Arrest në shtëpi", për veprën penale ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, duke dalë jashtë banesës.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

tirane policia e tiranes

Sondazh

Poll