Aktualitet

Ahmed Kalaja denoncon oficerin e anti-terrorit! Ofendoi besimtarët në xhami, nisin hetimet

Nisin hetimet. E gjitha ka nisur nga shpërndarja e fletëpalosjeve nga persona të panjohur kundër Komunitetit Mysliman të Shqipërisë. Ishte hoxha Ahmed Kalaja, ai zbuloi të gjithë ngjarjen, për të cilën kanë nisur hetimet, duke nxjerrë edhe pamje nga brenda xhamisë të kapura nga kamerat e sigurisë.

1 Korrik 2022, 11:54 Nga k.m.
Ahmed Kalaja denoncon oficerin e anti-terrorit! Ofendoi besimtarët në
Foto ilustruese

TIRANË- Imami Ahmed Kalaja, hoxha i xhamisë 'Dine Hoxha' në Tiranë ka denoncuar një efektiv të Drejtorisë së Antiterrorit për sjellje agresive dhe për gjuhë fyese brenda ambienteve të objektit të kultit. E gjitha ka nisur nga shpërndarja e fletëpalosjeve nga persona të panjohur kundër Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.

Ishte hoxha Ahmed Kalaja, ai zbuloi të gjithë ngjarjen, për të cilën kanë nisur hetimet, duke nxjerrë edhe pamje nga brenda xhamisë të kapura nga kamerat e sigurisë. Ndërkohë, është ftuar për të dhënë shpjegime edhe imami i kësaj xhamie, Ahmed Kalaja, i cili ka bërë një reagim për ngjarjen edhe në rrjetet sociale.

Unë Imami i Xhamisë Dine Hoxha, Ahmed Kalaja, deklaroj se driveri i xhamisë vetë fshihet çdo 20 ditë edhe se ngjarja në fjalë ka ndodhur edhe është njoftuar para dy muajsh. Ne zotërojmë vetëm videon e publikuar në FB. Përgjegjësinë për gjithçka u tha më sipër e mbaj unë Imami i Xhamisë Ahmed Kalaja edhe askush tjetër,”- shkruhet në deklaratën e imamit.

Ahmed Kalaja denoncon oficerin e anti-terrorit! Ofendoi besimtarët në

Ndërsa në Facebook, Hoxha deklaron se një person, i cili pretendon se është polic i antiterrorit shantazhon djemtë që punojnë atje dhe ju kërkon që të bëhen spiuna. Kalaja tregon se gjithë ngjarja ka nisur pas shpërndarjes së disa fletushkave në Xhami nga persona të panjohur. Hoxha shton më tej se polici i antiterrorit Bashkim Lamnica ka sharë djemtë e Xhamisë “Dine Hoxha” duke përdorur një gjuhë të papërshtatshme për një vend të tillë. Më pas oficeri, shkoi brenda ambienteve të xhamisë dhe bëri kërkesa që vullnetarët të hidhnin firma por mbetet e paqartë se për çfarë ia kërkonte.

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për veprën penale të nxitjes së urrejtjes fetare, por deri më tani Deri më tani nuk ka të dhëna të tjera nëse në lidhje me këtë ngjarje ka ndonjë person të dyshuar ose jo. Hetimi është kryer edhe nga Antiterrori, ndërsa çështja është dorëzuar në Prokurorinë e Tiranës. Nxitja e urrejtjes dhe e grindjeve, për shkak të racës, etnisë, fesë ose orientimit seksual, si dhe përgatitja, përhapja ose ruajtja, me qëllim përhapjen e shkrimeve me përmbajtje të tilla, e kryer me çdo mjet ose formë, dënohet me burgim nga dy deri në dhjetë vjet.

Sondazh

Poll