Sport

Mallorca nuk gjeti paratë për Muriqin, Tare fluturon drejt Anglisë për të sistemuar sulmuesin

Muriqi drej Hull City. Klubi anglez është i gatshëm të paguajë 12 milionë eurot e kërkuara nga Tare që aktualisht është me mision në Angli për të mbyllur marrëveshjen.

30 Qershor 2022, 21:30 Nga DOSJA
Mallorca nuk gjeti paratë për Muriqin, Tare fluturon drejt
Vedat Muriqi

ANGLI- Muriqi drej Hull City. Klubi anglez është i gatshëm të paguajë 12 milionë eurot e kërkuara nga Tare që aktualisht është me mision në Angli për të mbyllur marrëveshjen.

Largimi i Muriqit mund të zgjidhë duart e drejtorit sportiv për të bërë merkaton që dëshiron ndërsa lojtari do të gjente kështu një sistemim përfundimtar pasi rezultoi një zhgënjim i vërtetë në Itali dhe trajneri Sarri nuk e konsideron si pjesë e skuadrës në të ardhmen.

Bardhekaltërit mund të zbresin deri në 11 milionë me kërkesën e tyre ndërsa vetë lojtari kërkon të largohet një orë e më parë nga kryeqyteti italian. Hull City është skuadër që militon në Championship dhe padyshim Muriqi mund t'i bëjë shumë punë për të arritur elitën e futbollit anglez.

E.Ç (Dosja.al)

muriqi tare

Sondazh

Poll