Politike

Harta e re gjyqësore/ PD kërkoi dëgjesë, Bushka: Është rakorduar javën e dytë të korrikut

Klotilda Bushka deklaroi se në 11 korrik do të mbahet dëgjesa aty ku do të dëgjohen edhe pretendimet e palëve përkatëse. 

1 Korrik 2022, 10:51 Nga A.B
Harta e re gjyqësore/ PD kërkoi dëgjesë, Bushka:
Komisioni

TIRANË- Në javën e dytë të korrikut do të mblidhet sërish komisioni i ligjeve për të diskutuar hartën e re gjyqësore. Kështu deklaroi ditën e sotme deputetja e Partisë Socialiste, Klotilda Bushka e cila tha se në 11 korrik do të mbahet dëgjesa aty ku do të dëgjohen edhe pretendimet e palëve përkatëse. 

REPLIKAT:

Dhurata Çupi: Kërkojmë të dimë datën kur do të zhvillohet seanca dëgjimore me KLGJ, KLP, Ministrin e Drejtësisë dhe Dhomën Kombëtare të Avokatisë. Siç dihet sot qytetarët nuk përfaqësohen në procese gjyqësore pasi Dhoma e Avokatisë nuk merr pjesë në gjyqe. Është çështje sensitive dhe duhet të njihen qytetarët me datën e dëgjesës dhe marrjen e masave.

Fatmir Xhafa: Më duket interesante shqetësimi i koleges, nuk me shqetëson çështja  e datës së seancës gjyqësore por më shumë me shqetëson greva avokatëve pasi preken qytetarët, dhe ne përfaqësojmë qytetarët. Edhe Ministria e Drejtësisë dhe Këshilli i Lartë gjyqësor janë në shkelje të ligjit për këtë çështje, u bënë dy jave që s’ka gjyq se njerëzit presin avokatët.

Klotilda Bushka: Sigurisht nuk mund të shtyhet dëgjesa, por ka një mori aktesh që duhen të studiohen. Është rakorduar që me 11 korrik do jetë java e dëgjesës. Sa i takon pretendimeve të avokatëve apo të tjerëve, në dëgjesa do sheshohen.

komisioni i ligjeve 1 korrik 2022 klotilda bushka

Sondazh

Poll