Sport

Lojërat Mesdhetare/ Shkon në katër numri i medaljeve për Kosovën. Ja ku renditet përfaqësuesja Dardane

Kosova ka marrë edhe dy medalje të tjera në Lojërat Mesdhetare. Ka shkuar në katër numri i medaljeve për Kosovën, ndërsa një e pestë pritet të vijë të premten nga Shpëtim Bajoku në boks.

30 Qershor 2022, 20:56 Nga DOSJA
Lojërat Mesdhetare/ Shkon në katër numri i medaljeve për
Përfaqësuesja e Kosovës

ALGJERI- Kosova ka marrë edhe dy medalje të tjera në Lojërat Mesdhetare. Ka shkuar në katër numri i medaljeve për Kosovën, ndërsa një e pestë pritet të vijë të premten nga Shpëtim Bajoku në boks. Xhudo mbetet lavdia e sportit kosovar. E në ditën e dytë të finaleve të kësaj disipline, medalja e artë ka ardhur nga Laura Fazliu në peshën deri në 63 kilogram ka fituar 1-0 me spanjollen Kabana Perez në kohën shtesë.

Koha e rregullt kishte përfunduar barazim dhe vetëm pas dy minutash, kjo me pikë të arta, Fazlliu ishte medaliste e artë.Medalja e dytë e ditës ka ardhur nga Akil Gjakova. E bronztë në peshën deri në 73 kilogram. Përsëri një fitore vazari, 1-0, ndaj italianit Lombardo. Dhe kjo përsëri në kohën shtesë në pikët e arta.

Kështu Distria Krasniqi e artë, Laura Fazliu e artë, Flaka Loxha e bronztë dhe Akil Gjakova e bronztë e Kosova shkëlqen në listën e medaljeve të Lojërave Mesdhetare “Oran 2022”, ndërsa ndodhet e 13-ta mes 21 shteteve që kanë marrë medalje në Algjeri, atje ku është dhe Shqipëria me dy medaljet e mundjes nga Abakarov dhe Dudaev.

E.Ç (Dosja.al)

kosova medalje xhudo

Sondazh

Poll