Sport

‘Luftë’ nervash: Dembele, i qetë në pritje të fatit të tij. Barça nuk lëviz nga oferta

Gjithçka është ende pezull, kur kanë mbetur edhe pak orë përfundimi i marrëveshjes me Barçën. Nga ambienti i sulmuesit, mohojnë që francezi t'i jetë ofruar klubeve të Premierligës në orët e fundit

30 Qershor 2022, 18:53 Nga DOSJA

‘Luftë’ nervash: Dembele, i qetë në pritje të

SPANJE - Të gjithë donim që ky 30 qershor të ishte një datë përfundimtare për të sqaruar të ardhmen e Ousmane Dembélé. Por e vërteta është se pavarësisht se futbollisti zyrtarisht përfundon lidhjen kontraktuale me Barçën në orën 23:59, asgjë nuk do të zbardhet. Barça mbetet e vendosur dhe nuk planifikon, për momentin, të përmirësojë ofertën e fundit që u dërgoi agjentëve të lojtarit.

Nga ana e tij, Sissoko dhe kompania besojnë se ajo është e pamjaftueshme dhe se Dembele e meriton që klubi i Barçës t’i rrisë pagën. Kjo për klubin e Barçës do të thotë të zgjasë edhe më shumë agoninë dhe të vazhdojë të mos jetë në gjendje t'i japë Xavi anësorit që ai dëshiron në skuadër. Për Dembélé, rreziku është që klubet e tjera të mbyllin 'listën' e tyre për vitin akademik 2022/23 dhe ai mund të mbetet në harresë. Por fakti, që ai është me kosto zero, bën që më shumë epërsi të ketë francezi.

Dhe ja ku jemi. Në një qetësi të tensionuar. Ousmane është i qetë, me pushime, në pritje të fatit të tij. Ai dëshiron të vazhdojë me Barcelonën, por për këtë duhet të heqë dorë nga disa para më shumë. Tashmë nga krenaria, situata duket e ndërlikuar, ku asnjëra nga dy palët nuk do të dorëzohet së shpejti. Dhe culé është e lodhur.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll