Aktualitet

1921/ Ikonomi: Zvicerani Eugène Pittard dhe gruaja e tij fotografuan udhëtimin e tyre në Shqipëri

Shkrim nga Ilir Ikonomi

1 Korrik 2022, 09:23 Nga A.B

1921/ Ikonomi: Zvicerani Eugène Pittard dhe gruaja e tij fotografuan

Nga Ilir Ikonomi:

SHQIPËRIA NË VITIN 1921. Zvicerani Eugène Pittard dhe gruaja e tij Noëlle Roger bënë disa fotografi të rralla gjatë udhëtimit të tyre nëpër Shqipëri mes gushtit dhe tetorit 1921. Pittard ishte një adhurues i Shqipërisë dhe i erdhi asaj në ndihmë në çaste mjaft të vështira - në konferencën e Paqes në Paris dhe më vonë, kur Shqipëria do të pranohej në Lidhjen e Kombeve në Gjenevë, më 17 dhjetor 1920. Në atë kohë ai ishte zëdhënës i Lidhjes. Pittard ndihmoi edhe për organizimin e Kryqit të Kuq Shqiptar. Gruaja e tij Noëlle Roger ishte gazetare dhe shkrimtare dhe e shoqëronte të shoqin gjatë udhëtimeve të tij antropologjike nëpër Ballkan. Fotografitë janë të Muzeut Etnografik të Gjenevës.

ilir ikonomi

Sondazh

Poll