Aktualitet

Arrestohet kambisti në Durrësi, i sekuestrohen shuma parash të fituara në mënyrë të paligjshme

60-vjeçari u kap nga shërbimet e Policisë, në rrugë, duke ushtruar veprimtarinë si kambist, pa licencën përkatëse

1 Korrik 2022, 09:18 Nga A.B
Arrestohet kambisti në Durrësi, i sekuestrohen shuma parash të
Policia

DURRËS- Një 60-vjeçar është arrestuar në Durrës pasi iu zbuluan të ardhura të fshehura që dyshohen se janë përfituar nga veprimtari të paligjshme. 60-vjeçari u kap nga shërbimet e Policisë, në rrugë, duke ushtruar veprimtarinë si kambist, pa licencën përkatëse.

Personi me inicialet M.H, banues në lagjen nr. 2, Durrës do të akuzohet për veprat penale “Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar të DVP Durrës, në vijim të punës për goditjen e krimeve ekonomike dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë ligjore, në kuadër të operacionit policor të koduar “Informaliteti”, goditën një rast tjetër të veprimtarive të paligjshme të fshehjes së të ardhurave dhe informalitetit. Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi M. H., 60 vjeç, banues në lagjen nr. 2, Durrës, për veprat penale “Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”. 60-vjeçari u kap nga shërbimet e Policisë, në rrugë, duke ushtruar veprimtarinë si kambist, pa licencën përkatëse.

Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan shuma parash, të valutave të ndryshme, të cilat shtetasi M. H. i kishte përfituar nga ky aktivitet i kundërligjshëm. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjyaktës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

arrestohet kambisti ne durres durres

Sondazh

Poll