Politike

Ambasadori britanik vizitë në Kukës, pritet nga Gjici dhe kryebashkiaku i Tropojës e Hasit

Ambasadori zhvilloi takime me Kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici, Kryebashkiakun e Hasit, Liman Morina dhe Kryebashkiakun e Tropojës, Rexh Byberi.

1 Korrik 2022, 07:45 Nga A.B
Ambasadori britanik vizitë në Kukës, pritet nga Gjici dhe
Alastair King-Smith ne Kukes

KUKËS- Ambasadori Alastair King-Smith ka vizituar ditën e djeshme qytetin e Kukësit. Ai është takuar me përfaqësuesit e institucioneve vendore dhe shoqërinë civile, për të promovuar rritjen ekonomike dhe punësimin në veri të Shqipërisë. 

Ambasadori zhvilloi takime me Kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici, Kryebashkiakun e Hasit, Liman Morina dhe Kryebashkiakun e Tropojës, Rexh Byberi.

Ambasadori britanik vizitë në Kukës, pritet nga Gjici dhe

Ai mori pjesë gjithashtu edhe në Ditën e Transparencës me përfaqësues të zyrës së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, gazetarë, organizata të shoqërisë civile dhe diskutoi mbi nevojën për të pasur më shumë transparencë dhe besim tek institucionet publike.

'Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të mbështesë të gjitha përpjekjet për të forcuar zbatimin e ligjit dhe sigurinë në Shqipëri. Ne dëshirojmë të ndihmojmë institucionet lokale dhe shoqërinë civile që të sjellin ndryshimin tek qytetarët shqiptarë, të cilët duhet të jenë në qendër të gjithçkaje që bëjmë.'- shkruhet në postimin e ndarë nga ambasada britanike në Facebook. 

alastair king-smith ne kukes kukes

Sondazh

Poll