Politike

Berisha: Me PD do ishin hapur negociatat, s’di të them si do kishte shkuar procesi i anëtarësimit

Thotë se është i sigurtë që negociatat do ishin hapur.

30 Qershor 2022, 21:18 Nga F.M
Berisha: Me PD do ishin hapur negociatat, s’di të them si do kishte
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka dekaruar se me Partinë Demokratike në pushtet Shqipërisë do t'i ishin hapur negociatat me Bashkimin Evropian, prej vitesh. I ftuar në "Opinion", ai tha se nuk di të parashikojë se ccdo të ishte bërë me anëtarësimin, por për negociatat është i bindur që do të ishin hapur. 

Pjesë nga biseda: 

Sali berisha: Nuk mundem të parashikoj se si do të kishte shkuar procedura

Do hynim me Bullgarinë e Rumaninë?

Sali berisha: Nuk e di, është e vërtetë që ne në fillim, gabimisht na rreshtuan me ish-Jugosllavinë, por nuk di të them gjë me siguri, se si do të kishte çuar çështja. Aty kërkohet ekonomi dhe treg funksional. Në kohën e qeverisjes së Partisë Demokratike u bë puna dhe negociatat do të ishin hapur me kohë. Nuk po them anëtarësim, por negociata. Edi Rama e futi vendin në një udhë pa krye. Reforma në drejtësi u bë një pengesë e madhe.

Në fakt është një nga më të sukseshmet.

Sali berisha: Për vendet e tjera, Gjermaninë, Francën e Spanjën nuk imagjinohej që të afrohej një vend që nuk kishte Gjykatë Kushtetuese. Unë këto ia kam thënë publikisht Edi Ramës këtë gjë. Reforma vlerësohej, por nga ana tjetër, Gjykata s’ishte.

Pjesë juaj ishte kjo, që për dy-tre vjet u vonuan për kryetarin e Këshillit të qarkut të Fierit…

Sali berisha: Jo, nuk është kjo. Ka diçka, nuk isha unë në origjinën e atij problemi. Nuk ka shanse të ndalosh një njëri që do të kalojë nga një parti në tjetrën…

Në Shqipëri zakonisht i blejnë, nuk kalojnë

Sali berisha: Nuk ka ndodhur kjo me ne

Nuk po themi me ju.

sali berisha

Sondazh

Poll