Politike

Tensione në Kavajë, Redjan Krali futet në zyrë, Policia Bashkiake hap me forcë derën

30 Korrik 2019, 14:25 Nga DOSJA
Tensione në Kavajë, Redjan Krali futet në zyrë, Policia

KAVAJË- Kreu i ri i Bashksië Kavajë, Redjan Krali ka shkuar në zyrë pas betimit në Prefekturë. Nga ana tjetër në godina ka qenë e bllokuar nga simpatizantë të PD dhe  kryetari në largim Isa Sakja.

Krali nuk ka mundur që të futej në zyrë dhe ka qenë Policia Bashkiake që ka hapur derën. Dera e Bashkisë u mbyll nga zyrtarë dhe simpatizantë të PD pas orarit zyrtar dhe lanë godinën bosh.

Pas kësja socialistët kanë hapur derën me forcë dhe mësohet se është ndryshuar dhe brava e derës kryesore. Tashmë dhe Bashkia Kavajë është në duart e PS, pasi kreu i ri Redjan Krali ka nisur punën disa orë pas betimit.

Po kështu betuar edhe disa drejtues të rinj të bashkive. Një ditë më parë u betuan edhe 3 kryebashkiak të tjerë. Armando Subashi ka marrë konfirmimin nga këshilli Bashkiak dhe për mandatin e dytë. Erion Isai me Spiropalin në krah ka nisur punën në Bashkinë e Kolonjës. Gjon Gjonaj në Pukë është futur në zyrë dhe ka thënë se do të mësojë nga gabimet e katër viteve të shkuara. Pak ditë më parë është betuar dhe kreu i ri i Bashkisë Devoll, që ishte prova e parë e PD, për moslejimin e kryetarit të ri të shkonte në zyrë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bashkia kavaja betimi i kryebashkiakeve te rinj konstituimi i bashkisë kavajë tensione në kavajë bashkia kavaja betimi i kryebashkiakeve te rinj konstituimi i bashkisë kavajë tensione në kavajë

Sondazh

Poll

Politike 30 Korrik 2019, 12:38

TIRANE- Presidenti i Republikës, Ilir Meta iu përgjigj deklaratës që kryeministri Edi Rama bëri sot, ku tha se ka nevojë për ndihmë Ilir Meta. Meta tha se e fal...