Politike

Meta: Në shtator ngre forumin “Unë jam Arbëreshë”, të ftuar ministra e personalitete

30 Korrik 2019, 12:26 Nga DOSJA
Meta: Në shtator ngre forumin “Unë jam

TIRANE– Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka njoftuar ngritjen e forumit “Unë jam arbëreshë”. Në një bashkëbisedim me mediat, Meta tha se në shtator do të ngrihet ky forum, ku do të jenë të ftuar ministrat shqiptarë dhe personalitete.

“Jam sot para jush për t’ju njoftuar punën e bërë për të formalizuar nga ana ime, vendimin për ngritjen e Forumit “Unë jam Arbëreshë” në muajin shtator. Bazuar në ligjin për Diasporën, si komunitet i jashtëzakonshëm. Ftoj ministrat, personalitete, unionin e bashkive arbëreshe. Katedrat e studimeve të gjuhës shqipe. Forumi “Unë jam arbëreshë”, krijohet për nxitjen e ruajtjes dhe vlerave arbëreshe. Puna do të vijojë dhe do t’ju njoftojë. Forumi ka një rëndësi të veçantë kombëtare.”-tha Meta. 

Presidenti Meta konferencë me gazetarët. Kreu i shtetit deklaroi se ka krijuar forumin ‘Unë jam Arbëresh’. Ky forum do të ngrihet në shtator, ku do të jenë të ftuar ministrat shqiptarë dhe personalitete. Ai foli për negociatat. Të gjithë të drejtohen te Meta për procesin e negociatave, pasi vetëm ai është i vërtetë. Nga ana tjetër Meta iu përgjigj deklaratave të Ramës, ku tha se ka nevojë për ndihmë. Ai I bëri ftesë të ngjisnin bashkë majën e Korabit.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike forumi une jam arbereshe ilir meta meta konference me gazetaret forumi une jam arbereshe ilir meta meta konference me gazetaret

Sondazh

Poll