Politike

30 Korrik 2019, 12:38 Nga DOSJA

TIRANE- Presidenti i Republikës, Ilir Meta iu përgjigj deklaratës që kryeministri Edi Rama bëri sot, ku tha se ka nevojë për ndihmë Ilir Meta. Meta tha se e falenderon Ramën dhe gjeti vendin për t’i bërë një ftesë.

Pyetje: Përse do i kërkoje ndihmë Ramës?

Ilir Meta: E falenderoj për solidaritetin. Po të kem probleme shëndetësore, shkoj tek doktori. Nevojë për piktura s’kam, ai e di që kam piktura shumë. Por ndonjë gjë të veçantë edhe e pranoja. Parametrat e mi, janë të gjitha në përmirësim. Këtë Week-end, bëra 50 kilometra, në rërë të thatë. Jam gati për të ngjitur majën më të lartë, atë të Korabit, se do të festoj 1-vjetorin  e ngjitjes së Jezercës. Se s’dua të largohem nga Shqipëria, se kam dëshirë të jem këtu për të zgjidhur krizën. Po të dojë ai, le të vijë, se ai ka problem pak me majat e Tropojës, me të Dibrës s’besoj.

Presidenti Meta konferencë me gazetarët. Kreu i shtetit deklaroi se ka krijuar forumin ‘Unë jam Arbëresh’. Ky forum do të ngrihet në shtator, ku do të jenë të ftuar ministrat shqiptarë dhe personalitete. Ai foli për negociatat. Të gjithë të drejtohen te Meta për procesin e negociatave, pasi vetëm ai është i vërtetë. Nga ana tjetër Meta iu përgjigj deklaratave të Ramës, ku tha se ka nevojë për ndihmë. Ai i bëri ftesë të ngjisnin bashkë majën e Korabit.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama ilir meta kriza politike meta konference me gazetaret edi rama ilir meta kriza politike meta konference me gazetaret

Sondazh

Poll