Politike

Meta: Jam lider lokal, për negociatat më pyesni vetëm mua, jam i vërtetë

30 Korrik 2019, 12:36 Nga DOSJA
Meta: Jam lider lokal, për negociatat më pyesni vetëm mua, jam i

TIRANË- Presidenti Ilir Meta tha se të gjithë duhet të shkojnë tek ai për të pyetur ,lidhur me procesin e negociatave sepse sipas tij, ai tregon të vërtetën. 

Meta tha se më 18 tetor nuk do të ndodhë asnjë mrekulli pasi pa dialog mes palëve nuk do të çelen negociatat për Shqipërinë. 

Pjesë nga konferenca:

Pyetje: Thatë që Rama i ka kapur të gjithë institucionet por ka mbështetje nga BE dhe SHBA?

Meta: Nuk e kam thënë diçka të tillë. Kam thënë së me këtë situatë krize nuk ka çelje të negociatave për Shqipërinë në BE. Unë e konsideroj veten një lider lokal. Për çështjen e integrimit europian mos u lodhni t’i pyesni ndërkombëtarët. Për atë të më pyesni mua se asnjë nuk e sheh më mirë se unë. Ata shohin interesin e tyre. Si president i Republikës jam më i përgjegjshëm dhe i vërtetë se kushdo tjetër. Më 18 tetor mos prisni asnjë mrekulli për çelje negociatash. Prandaj kam kërkuar dialogun mes dy palëve në favor të negociatave. Nuk i bëj qokë as qeverisë as opozitës. Është një qëllim i imi, që i shërbej që prej 1991 për t’u integruar Shqipëria në BE. Pa zgjedhje vendore, minimum të paktën, s’ka negociata me BE. Jam i gatshëm të jap përgjegjësi maksimale për këtë që them.

Presidenti Meta konferencë me gazetarët. Kreu i shtetit deklaroi se ka krijuar forumin ‘Unë jam Arbëresh’. Ky forum do të ngrihet në shtator, ku do të jenë të ftuar ministrat shqiptarë dhe personalitete. Ai foli për negociatat. Të gjithë të drejtohen te Meta për procesin e negociatave, pasi vetëm ai është i vërtetë. Nga ana tjetër Meta iu përgjigj deklaratave të Ramës, ku tha se ka nevojë për ndihmë. Ai I bëri ftesë të ngjisnin bashkë majën e Korabit.

(a.m, k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike hapja e negociatave ilir meta meta ne konference me gazetaret hapja e negociatave ilir meta meta ne konference me gazetaret

Sondazh

Poll