Politike

Rama me gazetarët: Informaliteti në rritje, Teatri do ndërtohet. Metës ia qaj hallin, Bashën se pres më

30 Korrik 2019, 09:03 Nga DOSJA
Rama me gazetarët: Informaliteti në rritje, Teatri do ndërtohet.

TIRANËEdi Rama i kohës kur unë hyra në politikë, do ishte kundër shumë vendimeve të miat sot”,-kështu zgjodhi ta mbyllte konferencën e tij për mediat, kryeministri Edi Rama.  Në një bashkëbisedim nga salla e Hartave në kryeministri, ku kishte mbledhur gazetarët që mbulojnë politikën në televizionet kryesore, Rama foli për disa nga çështjet më të nxehta që mbajnë ndezur politikën shqiptare.

Shefi i qeverisë premtoi që biseda do të fokusohej tek ekonomia, e tek problemet që frenojnë rritjen e të ardhurave në shtet. Rama bëri një parashikim të bujshëm kur tha se rritja ekonomike ishte 2.2% më shumë se në vitin 2018, dhe se për shkak të frymës anti-shtet, informaliteti është rritur.

Rama foli për shkaqet e këtij problemi dhe tha se nga janari i 2020 hyn në fuqi një tjetër sistem fiskal, modern e qe nxjerr jashtë loje kasat fiskale. Kryeministri premtoi likujdim të orëve shtesë për Policët, ulje të moshës së hyrjes në Polici dhe ulje të moshës së daljes në pension. Kryeministri tha se kriminaliteti nuk është rritur, por njoftoi se është gati një njësi speciale për të goditur të fortët e rrugës.

I qetë për Teatrin, Rama tha se godina nuk ka asnjë vlerë historike, dhe se debati është në nivel politik mediokër, pasi trualli që do t’i jepet teatrit nuk është trualli i godinës. Pyetjes se kur do të shembet Teatri, Rama tha se i gjithë procesi do të jetë i bazuar në afate dhe procedura ligjore.

Për dialogun me opozitën, Kryeministri tha se nuk kishte komunikuar me Bashën dhe se shkarkimi i Metës do të shqyrtohej pas raportit të Venecias. Rama mohoi që qeveria e tij të kishte punuar paketën anti-shpifje, duke ia spostuar kështu përgjegjësinë vetë OSBE, si një mision që ka hartuar këtë paketë, që sot e kundërshton.

(k.m.f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama edi rama me gazetaret edi rama edi rama me gazetaret

Sondazh

Poll

Politike 30 Korrik 2019, 12:38

TIRANE- Presidenti i Republikës, Ilir Meta iu përgjigj deklaratës që kryeministri Edi Rama bëri sot, ku tha se ka nevojë për ndihmë Ilir Meta. Meta tha se e fal...