Sport

Ancelotti shlyen taksat, emri i tij fshihet si debitor prej agjensisë së tatimeve…

Trajneri italian i madrilènëve, me gjasa ka shlyer borxhin e tij prej 1.4 milionë eurosh ndaj thesarit spanjol

30 Qershor 2022, 17:08 Nga DOSJA
Ancelotti shlyen taksat, emri i tij fshihet si debitor prej agjensisë

SPANJE - Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, i cili më 31 gusht 2021 kishte një borxh prej 1.4 milionë eurosh ndaj thesarit spanjol, është larguar nga lista e mospaguesve, të publikuar këtë të enjte nga Agjencia e Tatimeve, ku përfshihen taksapaguesit me borxhe më të larta se deri në 600 mijë euro nga 31 dhjetori i vitit të kaluar.

Në mesin e tatimpaguesve që ishin në listë ishte edhe emri i futbollisti Dani Alves me borxhin e tij deri në 2.1 milionë. Ndërkohë në këtë listë ka edhe shumë klube futbolli që figurojnë, ku Real Murcia kryeson ka një borxh prej 10.1 milionë eurosh. Nuk mungojnë edhe emrat e disa ish-presidentëve të klubeve, ku debitori më i madh është Agapito García (15 milionë), ish-pronari i Zaragozas.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll