Sport

Ibra i surprizon drejtuesit e Milanit me rinovimin e kontratës. Ja çfarë kërkon ai…

Sipas mediave italiane, Zlatan do të jetë pjesë e kampionëve të Italisë edhe për sezonin 2022-2023.

30 Qershor 2022, 16:41 Nga DOSJA
Ibra i surprizon drejtuesit e Milanit me rinovimin e kontratës. Ja

ITALI - Zlatan Ibrahimovic i ka surprizuar drejtuesit e Milanit, pasi u ka komunikuar atyre se është i gatshëm të heqë dorë nga paga e tij e lartë, vetëm për të vijuar karrierën e tij me ‘kuqezinjtë’ edhe për sezonin e ardhshëm.

Suedezi do të nënshkruajë një kontratë, nga e cila do të përfitojë vetëm 100 mijë euro në muaj, duke surprizuar drejtuesit e Milanit, të cilët mendonin se do të hasnin pengesa në rinovimin e kontratës së re, pikërisht për shkak të kushteve financiare.

Gjithnjë sipas mediave përtej Adriatikut, sulmuesi suedez 40-vjeçar ka lënë pas dëmtimin në gju dhe Zlatan Ibraimovici është duke u rekuperuar plotësisht pas operacionit, që të qenë gati për sezonin e ri.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll