Politike

VD-"Bëtë festë për grurin", Balla-Zhupës: Pse s'erdhe, kemi 5-fishuar eksporter, për 1 hektar japim 80 litra naftë

Ndërkohë që Balla tha se qeveria ka bërë për fermerët dhe se sot ka 5 herë më shumë eksporte se sa në vitin 2013.

30 Qershor 2022, 15:32 Nga I.A,F.M
VD-"Bëtë festë për grurin", Balla-Zhupës: Pse
Taulant Balla dhe Ina Zhupa

TIRANË- Deputetja Ina Zhupa ka replikuar me kreun e Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla për fermerët. Gjatë fjalës në Kuvend, Zhupa ka thënë se fermerët do të jenë të parët që do të protestojnë, pasi ata janë më të harruarit dhe të lënët pasdore. Ndërkohë që Balla tha se qeveria ka bërë për fermerët dhe se sot ka 5 herë më shumë eksporte se sa në vitin 2013.

Ina Zhupa: Folët për fermerët, për bujqësinë, ata do të jenë të parët në protestën e 7 korrikut, bëtë një festë për grurin, tani po e shikoj se çfarë bëkemi ne vërtet për grurin. Nuk mund të bëni festën e grurit pasi i keni lënë fermerët të harruar. Ata do të jenë aty në protest. Fermerët i ndani të njerkës e të nënës dhe u keni vënë fasha orare për aplikime. Kemi pagën minimale më të ulët në Evropë dhe rajon dhe nuk i shkon mendja askujt që me këto çmime të larta të ndryshojë paga. Këto janë të dhëna zyrtare. 

Taulant Balla: Më fal, përmende shumë mirë sepse the që deputetët ishin në festën e grupit, do kishe bërë të mirë të vije, ishte një festë e hapur. Jeni deputete e re dhe kam repsekt, por mos e filloni me gënjeshtra, thatë që qeveria nuk jep për grurin, por e keni gabim. Aty shtoni që për 1 hektar, qeveria jep 80 litra naftë, që me çmimin e sotëm i bie 160 euro. Prandaj ajo tabela jote bie poshtë, për fat të mirë sado që ta hidhni ju poshtë, ky është një vit i mbarë për bujqësinë sepse edhe në Lushnje ka pasur rritje. Sot kemi 5 herë më shumë eksporte se sa në vitin kur e morëm nga ju.

ina zhupa taulant balla seance plenare 30 qershor 2022

Sondazh

Poll