Politike

“Stolisni kolltukun”, Dule hap debat, Kushi: Kërko ndjesë. Deputeti: Do e thoja dhe për Manjën, ka tjetër kuptim

Debat në Kuvend.

30 Qershor 2022, 16:03 Nga F.M

“Stolisni kolltukun”, Dule hap debat, Kushi: Kërko ndjesë.

TIRANË- Deputeti Vangjel Dule ka debatuar me ministren e Arsimit Evis Kushi. Nga fotlorja e Kuvendit, Dule tha se e vetmja gjë që bëjnë minister është të ‘stolisin’ vendin në Kuvedn, por Kushi nuk e priti mirë këtë gjë. Ajo tha se Dule duhet të kërkonte ndjesë, por deputeti u shpejguar. Ai tha se stolisje ka kuptimin e zbukurimit të diçkaje, të të dhënit vlerë dhe nuk ishte me kuptim negative. Dule shtoi më tej se të njëjtën gjë do të thoshte edhe për ministrin Ulsi Manja.

Pjesë nga debati:

Vangjel Dule: Le të fillojmë dallimin mesa ty që kanë përgjegjësi dhe atyre që s’kanë. Me kë jeni ju, me fituesin apo humbësin? Sot qytetari gjerman që ka të ardhura për frymë 49 mijë dollarë e blen naftën e benzinën më lirë se një shqiptar që ka 5 mijë dollar të ardhura për frymë, nëse i ka edhe ato. Zonja ju pozicionoheni me oligarkët, stolisni kolltukun, nuk ju intereson çmimi i qumështit, por për betonin dhe hekurin, sepse janë klientët tuaj ata. Për këto interesoheni ju, jeni qeveria e pligarkëve, nuk janë më olgarkët klientët tuaj, jeni ju klientët e tyre dhe vini sot për të konkretizuar me ligj interesat e tyre. Ju përmenda herën e kaluar masat e marra nga qeveritë e kaluara. Juve as që ju intereson, as që e diskutoni. Ju intereson vetëm korrupsioni nga i cili ushqeheni. Do t’ju kujtoj duke përfunduar një thënie të një tragjediani që thoshte, qeveritari duhet të ketë tre gjëra parasysh, të qeverisë me ligje dhe qeveria nuk zgjat përjetë, nuk i kini parasysh këti gjëra, nuk i bëni mirë llogaritë. Vini me akte normative pa u përpjekur t’i fshihni nga qytetarët. Kini parasysh që do të doni të fshiheni por nuk do të gjeni se ku.

Evis Kushi: Unë në fakt e kërkova fjalën për të thënë diçka në lidhje me aktin normative, por dua ta nise me të Opozitës. Dua ta nis me kolegun Dule që deklaroi se minister stolisin kolltuqet, është e disata herë që kur Opozita nuk ka argumente, të përdorë shprehje diskriminuese, seksiste. Të gjitha shkollat janë ndërtuar me terren sportive, biblioteka e kështu me radhë. Rindërtimi ka ecur me ritme të mira, por që nga lufta e nisur në Ukrainë, bota po sheh një tjetër situatë. Unë e mbështes këtë akt normative sepse është një mundësi për të zgjidhur rritjen e çmimeve, përfshirë ndërtimin dhe rindërtimin e shkollave. Ndaj ju ftoj dhe jut ë Opozitës ta votoni.

Lindita Nikolla: Shoh këtu zotin Vangjel Dule

Vangjel Dule: Po, edhe për replikë, por edhe ma kërkoi zonja ministre. Unë ndjesën e kam pjesë të kulturës time por apologji aty ku nuk ka faj apo gabim nuk bëj. Do t’ju sugjeroja të mos viktimizoheni kur nuk ka vend për viktimizim, por niseni nga vetja. Predispozicioni im do të ishte pozitiv. Do të thosha të njëjtën gjë pot ë ishte edhe Manja, edhe ai e stolis podiumin e ministrin njësoj si ju. Nëse kekuptoheni vjen nga gjuha ime amëtare, stoliso do të thotë i jap vlerë, e zbukuroj. Do të dëshiroja të pushoni së qeni përmbarues të mendimeve të mbrpashta të atij që i shkoni nga pas, shoqëria pret më shumë nga ju.

evis kushi vangjel dule seance plenare 9 qershor 2022

Sondazh

Poll