Politike

Vangjush Dakos dhe familjes së tij i ndalohet hyrja në SHBA/ Kryebashkiaku: S’kam koment!

30 Korrik 2019, 11:57 Nga DOSJA
Vangjush Dakos dhe familjes së tij i ndalohet hyrja në SHBA/

TIRANË– Vangjush Dako, kryetari në ikje i Bashkisë Durrës, nuk do të ketë më mundësi të hyjë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky është lajmi që bëhet publik nga “Zëri i Amerikës”, ku thuhet se vendimi për Dakon, përfshin edhe anëtarët e familjes së tij.

Vendimi është marrë nga Sekretari i Shtetit Mike Pompeo, dhe me motivacionin se  Dako është përfshirë në raste madhore korrupsioni. Në bazë të ligjeve amerikane, kur Sekretari i Shtetit, ka informacione të besueshme se një zyrtar i huaj është përfshirë në raste madhore korrupsioni, ose shkelje të të drejtave të njeriut, atij dhe familjes së tij të ngushtë i ndalohet hyrja në Amerikë.

Ligji po ashtu i jep të drejtë Sekretarit të Shtetit që vendimin ta bëjë publik, ose t’ia bëjë atë privatisht zyrtarit në fjalë.

Në bazë të njoftimit të sotëm, Vangjush Dako, bashkëshortja e tij Alba Dako, djali Xhulio Dako dhe vajza e tij Kejsi Dako nuk lejohen të hyjnë në Amerikë. Por Vangjush Dako, thotë se nuk ka informacion, dhe se as nuk dëshiron që t’a komentojë këtë lajm. 

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ndalim hyrje ne shba vangjush dako ndalim hyrje ne shba vangjush dako

Sondazh

Poll