Politike

Paketa antishpifje/ OSBE thirrje Ramës për rishikim, kryeministri mohon faktin: Drafti është punuar nga ndërkombëtarët, u

30 Korrik 2019, 11:51 Nga DOSJA
Paketa antishpifje/ OSBE thirrje Ramës për rishikim, kryeministri

TIRANË– Kryeministri Edi Rama i pyetur nga gazetarët tha se nuk kishte asnjë dijeni lidhur ligjin antishpifje. 

Kreu i qeverisë tha se drafti është dakordësuar me OSBE-në dhe në shtator do të futet në parlament.

I kemi rakoduar të gjitha me OSBE-në për ligjin e shpifjes, që është në proces. E kemi harmonizuar ligjin me OSBE-në dhe në shtator do të futet në procedurë. Është punuar me ekspertë të OSBE-së. Unë as që e kam lexuar,“- tha ai.

Të paktën kështu u shpreh Rama, ndërkohë që vetëm një javë më parë OSBE i ka bërë thirrje kryeministrit që të rishikojë edhe njëherë draftin e propozuar.

Sipas OSBE-së, shkruhej se AMA s’ka asnjë kompetencë të merret me shpifjet pasi është çështje e gjykatave. Njëkohësisht kërkohen edhe disa ndryshime për kompetencat e AKEP-it.

Në draftin që Rama pretendon se është punuar nga ekspertët e OSBE-së shkruhet se ai ishte i krijuar nga ministria e Drejtësisë, Energjitikës dhe AMA, tre institucione në varësi të qeverisë. 

Qeveria socialiste është investuar prej 2 vitesh në krijimin e një pakete të quajtur “Paketa Anti-shpifje” e cila do të kalojë në Kuvend në muajin shtator. Kjo paketë, e cila synon të vendosë rregulla në mediet online, është pritur negativisht nga gazetarët dhe organizatat që mbrojnë fjalën e lirë.

Me këtë ligj, Shqipëria kthehet në vendin e vetëm në Evropë që gazetarët dhe mediat me vendime administrative. Por përveç gjobave media online do të përballet dhe me mbyllje, ku parashikohet një gjë e tillë kur publikohet 5 “fake news”, bllokohet për një vit.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama edi rama me gazetaret paketa antishpifje edi rama edi rama me gazetaret paketa antishpifje

Sondazh

Poll