Sport

Maldini-Massara me kontrata në dorë. Sot, brenda ose jashtë…

Në pritje të rinovimit të bashkëpunimit me dy drejtuesit kuqezi në ditën e fundit të kontratës

30 Qershor 2022, 06:31 Nga DOSJA
Maldini-Massara me kontrata në dorë. Sot, brenda ose

ITALI - Paolo Maldini, mbrëmë u largua nga Casa Milan në orën 19.30. I pranishëm ishte edhe Geoffrey Moncada, i cili u largua një orë më parë. Prej pak ditësh, menaxheri i kuqezinjve dhe drejtori sportiv Frederic Massara po mbajnë draftet e kontratës, që skadon sot nëse nuk rinovojnë.  Ndërkohë Gazidis qëndroi atje për rreth tre orë.

Sot, më 30 qershor, skadon zyrtarisht kontrata e Paolo Maldinit dhe Frederic Massaras, menaxherit dhe drejtorit të Milanit, dy protagonistë të mëdhenj të rilindjes së kuqezinjve në arritjen trofeut të 19-të. Dje ka pasur edhe një mbledhje të bordit drejtues të klubit, por tema e rinovimeve nuk është prekur. Sot mund të mbërrijnë nënshkrimet për rinovimin me statusin zyrtar. 

Marrëveshja e përgjithshme mes palëve është gjetur ditët e fundit. Nga shumë anë është e sigurt se zgjatja e Maldinit dhe Massarës nuk është vënë asnjëherë në diskutim, megjithatë pritja vazhdon dhe koha po ikën. Dhe tregu, shih çështjet Botman dhe Sanches, është prekur...

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll