Sport

Tirana tjetër goditje në merkato përtej kufirit, gjen ‘sozinë’ e Hoxhallarit...

Kampionët e kryeqytetit kanë arritur të përforcojnë krahun e majtë të mbrojtjes së tyre me shkupjanin, Besir Iseni.

29 Qershor 2022, 23:41 Nga DOSJA

Tirana tjetër goditje në merkato përtej kufirit, gjen

TIRANE - Siç bënë me dije media maqedonase, “infOSport.mk”, lojtari i Struga Trim Lum do të veshë sezonin e ardhshëm fanelën bardheblu teksa pritet që të mbërrijë në kryeqytet për të firmosur edhe kontratën.

Për 22-vjeçarin shqiptar të Maqedonisë së Veriut, kjo do të jetë aventura e parë jashtë kufijve të shtetit fqinj dhe duket se është gati për të luajtur me kampionët e Shqipërisë dhe t’i ndihmojë në kualifikueset e Champions League.

Iseni me skuadrën Struga Trim Lum edicionin e kaluar luajti edhe në garat e Conference League, duke shënuar madje që në ndeshjen debutuese ndaj FK Liepaja. Për shërbimet e mbrojtësit nga Shkupi, interes nga Superliga shqiptare kishte shfaqur edhe Laçi, si dhe Gjilani nga Superliga e Kosovës.

Tirana tjetër goditje në merkato përtej kufirit, gjen

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll