Politike

Ligji për abortin në SHBA, Kokalari pro: Vetëm 45 sekonda të merr prezervativi

Ajo tha gjithashtu se burrave nuk u duhet hequr e drejta për të menduar për embrionin e krijuar, pasi aty ka kontribuar edhe ai.

29 Qershor 2022, 21:43 Nga F.M
Ligji për abortin në SHBA, Kokalari pro: Vetëm 45 sekonda të
Evi Kokalari

TIRANË- Aktivistja Evi Kokalari ka dalë pro ligjin për ndalimin e abortit në disa prej Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në një lidhje me Skype, Kokalari tha se ato gra që nuk duan të bëjnë fëmijë mund të marrin masa parandaluese. Ajo tha gjithashtu se burrave nuk u duhet hequr e drejta për të menduar për embrionin e krijuar, pasi aty ka kontribuar edhe ai.

“45 sekonda kohë të përdorësh një prezervativ, ç’është kjo, një grua nuk ka para për të udhëtuar në një tjetër vend për të abortuar, por ka para për të menduar për një abort dhe për të gjitha procedurat që do të bëjë. Kështu që le të kthemi tek masat parandaluese. Të mos mendojmë t’i heqim të drejtën burrave që duan të kenë atë fëmijë e të mendojë vetëm gruaja për embrionin që mban. Ti pa burrin nuk ngel shtatzënë,”- tha Kokalari.

evi kokalari

Sondazh

Poll