Politike

Tensionet në Devoll/ Basha me gjuhë të ashpër: Do i shporrim me çdo mjet kryebashkiakët e rinj

30 Korrik 2019, 11:12 Nga DOSJA
Tensionet në Devoll/ Basha me gjuhë të ashpër: Do i shporrim

Devoll- Kreu i PD-së Lulzim Basha ka deklaruar nga Devolli ku ka marrë pjesë në protestën atje, se kryebashkiakët e rinj do t’i shporrin me çdo mjet.

“Do i shporrim. Shporrje me çdo kusht, formë dhe mjet. Nuk do të pranojmë vjedhjen e uzurpimit të shtetit nga pakica në pushtet, Në mënyrë hajduteske. Do ta shporrim shumë shpejt këtë pakicë. Me pushimin e bashkisë si hajdutë, me pushtimin e pushtetit vendor si kriminelë. Mezi nxorën 6% të votave, ata kanë shkruar fatin e tyre,. Shporrja me çdo kusht me çdo formë, kjo që po ndodh është antikushtetuese, është antikriminale. Kanë kujtuar se me vapën e verës do të mund të realizojnë planin e tyre të vjedhjes. Ata nuk do të qeverisin asnjë ditë. “, u shpreh Basha.

Sot u betuar kryebashkiakët e rinj të Tepelenës, Kavajës dhe Rrogoxhinës. Nuk munguan përplaset mes protestuesve dhe simpatizantëve të PD-së në Kavajë pas betimit të Redjan Kralit. (lexo këtu)

Në një konferencë për mediet kryeministri Edi Rama sot deklaroi se është gati për të dialoguar me opozitës por jo për të negociuar me të. Për dialogun me opozitën, Kryeministri tha se nuk kishte komunikuar me Bashën dhe se shkarkimi i Metës do të shqyrtohej pas raportit të Venecias. (lexo këtu)

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike basha me gjuhë të ashpër edi rama kriza politike lulzim basha basha me gjuhë të ashpër edi rama kriza politike lulzim basha

Sondazh

Poll