Politike

FOTO/ Isa Sakja le jashtë Redjan Kralin, Spiropali mban premtimin, freskon Ahmetajn me Ujë me Vitamina

30 Korrik 2019, 10:57 Nga DOSJA
FOTO/ Isa Sakja le jashtë Redjan Kralin, Spiropali mban premtimin, freskon

TIRANE- Pas vapës që ishte krijuar në zyrën e prefekturës që detyroi Arben Ahmetajn dhe Elisa Spiropalin të braktisnin mbledhjen, një moment pikant vjen nga Kavaja.

Dosja.al sjell një pamje nga Kavaja ku ministrja Elisa Spiropali shihet e ulur në një kafene bashkë me Arben Ahmetajn, Redjan Kralin, dhe të tjerë zyrtarë të PS. Ata shihen tani të relaksuar teksa konsumojnë kafe dhe ujë me vitamina.

Ky siç duket është shpërblimi që Spiropali i kishte premtuar Ahmetajt, kur i tha në zyrën e prefekturës “Ja edhe pak se mbaroi”. (Lexo këtu).

Ata janë jashtë bashkisë Kavajë, pas rezistencës që kryetari Isa Sakja po i bën lirimit të zyrës së tij.

Redjan Krali, kandidati fitues i PS më 30 qershor, bëri sot betimin në ambientet e prefekturës, pasi Isa Sakja nuk e lejoi që të hynte në bashki. Gjatë mëngjesit nuk munguan as përplasjet, duke sjellë edhe FNSH në Kavajë.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike arben ahmetaj betimi i redjan kralit elisa spiropali isa sakja lirimi i zyrave arben ahmetaj betimi i redjan kralit elisa spiropali isa sakja lirimi i zyrave

Sondazh

Poll