Politike

‘Nëse kam kapur SHBA, ju s’keni ç’bëni”/ Rama për SPAK: Nuk është rasti kur unë them jam trim

30 Korrik 2019, 10:13 Nga DOSJA
‘Nëse kam kapur SHBA, ju s’keni

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka folur lidhur me krijimin e SPAK dhe mungesën e opozitës.

Rama i konsideroi qesharake akuzat se ka kapur të gjitha pushtetet përfshirë edhe SHBA-të dhe BE-të.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Pyetje: A keni frikë nga SPAK? A mendoni se do t’ kishit në duart tuaja të gjithë pushtetet, e kishit ëndërrua ndonjëherë këtë?

Edi Rama: As në ëndrrën më të keqe nuk e kam parë opozitën të katandiset kështu siç është bërë. Është shumë e vështirë të qeverisës me një opozitë që të vrasi veten sesa të vrasi ty politikisht. Shumë shumë e vështirë sepse është një boshllëk që të gjesh forcat për të bërë punën mirë. Sa i përket të gjitha pushteteve nëse kam kapur SHBA dhe BE atëherë skeni ça bëni ju e keni humbur këtë betejë. Të thuash që kapet BE dhe SHBA se ka një forcë deep deep deep janë qesharake në rastin më të mirë dhe klinikisht shqetësuese në rastin me të keq. Kjo nuk është çështje mit sokolash, është çështje veprash. Që në ditën e parë kam qënë i vendosur për një reformë në drejtësi. Nuk e lexova draftin. E mbani mend? Aty ku hyn drejtësia dalin të tjerat. Nuk rasti kur unë them jam trim, s’jam trim.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama edi rama me gazetaret reforma ne drejtesi spak edi rama edi rama me gazetaret reforma ne drejtesi spak

Sondazh

Poll

Politike 30 Korrik 2019, 09:19

TIRANE– Kryeministri Edi Rama në një bashkëbisedim që zhvilloi me gazetarët tha se rritja ekonomike për gjysmën e parë të vitit 2019 është 2.2% më e lartë se aj...