Politike

Meta me gazetarët: S’ka hapje të negociatave me BE pa zgjedhje, qoftë edhe vendore

30 Korrik 2019, 10:12 Nga DOSJA
Meta me gazetarët: S’ka hapje të negociatave me BE pa zgjedhje,

TIRANË- Presidenti Ilir Meta apeloi sot për dialog dhe realizim të zgjedhjeve më 13 tetor, në të kundërt, nuk do të ketë çelje të negociatave me Bashkimin Evropian.

Meta u tërhoq nga qendrimi i tij për tri palë zgjedhje, kur tha se “të paktën të zhvillohen zgjedhjet lokale”.

E paralajmëruar për në orën 12:00, dhe e shtyrë për në orën 14:00, biseda u fokusua tek integrimi i Shqipërisë në BE, dhe tek deklaratat e kryeministrit Edi Rama.

Meta tha se për integrimin ka informacionin e duhur. Kreu i shtetit njoftoi ngritjen e forumit Arbëresh, si edhe foli për termetin apokaliptik për të cilin tha se ka informacion nga 45 media kombëtare dhe ndërkombëtare.

Nga ana tjetër, Meta iu përgjigj deklaratave të Ramës, ku tha se ka nevojë për ndihmë. Ai i bëri ftesë të ngjisnin bashkë majën e Korabit.

“Këtë Week-end, bëra 50 kilometra, në rërë të thatë. Jam gati për të ngjitur majën më të lartë, atë të Korabit, se do të festoj 1-vjetorin  e ngjitjes së Jezercës. Se s’dua të largohem nga Shqipëria, se kam dëshirë të jem këtu për të zgjidhur krizën. Po të dojë ai, le të vijë, se ai ka problem pak me majat e Tropojës, me të Dibrës s’besoj”, u shpreh Meta.

(f.g/k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike forumi arberesh ilir meta integrimi ne be meta ne konference me gazetaret termeti apokaliptik forumi arberesh ilir meta integrimi ne be meta ne konference me gazetaret termeti apokaliptik

Sondazh

Poll

Politike 30 Korrik 2019, 09:19

TIRANE– Kryeministri Edi Rama në një bashkëbisedim që zhvilloi me gazetarët tha se rritja ekonomike për gjysmën e parë të vitit 2019 është 2.2% më e lartë se aj...