Politike

‘A keni folur me Lulzim Bashën?’, Rama: Jo! Në shtator kam prioritete të tjera, 2021 është afër

30 Korrik 2019, 10:07 Nga DOSJA
‘A keni folur me Lulzim Bashën?’, Rama: Jo! Në shtator kam

TIRANE– Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij ka folur për dialogun me Lulzim Bashën dhe opozitën. Rama tha se është gati për dialog por nuk do të presë opozitën, dhe se ka të tjera prioritete në shtator. Kryeministri tha se nuk ka patur përçapje nga ndërkombëtarët për të nisur dialogun, por as privatisht mes tij dhe Bashës.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Jo, situata për sa më takon, pas pushimeve edhe ju ta dini. Nuk mund të vazhdojë të marrë energjitë e miat edhe tonat për këtë çështje. I kemi dhënë qendrimin, unë e kam përsëritur pozicionin. Jemi gati të dialogojmë në çdo moment me opozitën jashtë parlamentare, por s’jemi gati të sakrifikojmë asgjë që heq vullnetin e popullit. S’dua të harxhoj kohën time dhe të njerëzve me këtë muhabet. Çdo njeri i zakonshëm, thotë ik se na rokanisët kokën të gjithë. Ka detyra më të rëndësishme se të pres Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin që të kandisen për të folur. Është punë e  tyre. Ne kemi marrë një barrë që mua më ka hequr gjumin që bëja më para. Duhet të drejtojmë të gjitha bashkitë e vendit. Këtë barrë e mbajmë me dinjitet dhe sukses. Unë iu kam thënë që kur ishin në Parlament, që kjo rrugë do i çonte shumë keq. Në politikë, kur merr vendime, merr edhe përgjegjësi. Kur të pranojnë vendime të imponuara nga i pari i tyre, jemi përpara një situate ku s’ke me kë flet. Priotetet e mia janë investimet, janë informaliteti, shërbimet për njerëzit dhe transformimet e domosdoshme që do të bëjmë në bashkitë tona. S’jam vetëm kryeministri apo kryetari i PS. S’jam thjesht njeriu që duhet të mjaftohet me faktin që një zonjë molotov nuk dëgjon dhe kupton dhe Shkodra mbetet pa u zhvilluar. Të punojmë për të treguar që dimë të ndryshojmë vendin. Ne jemi gati. le të vijnë dhe të diskutojnë për të ardhshmen. 2021 është shumë më afër sesa i duket atyre dhe nëse ata vijojnë kështu edhe disa muaj, 2021 e kanë paketuar me duart e tyre.

Ditën e sotme, Kryeministri shqiptar në 120 minuta bisedë me gazetarët foli pa dorashka për situatën politike dhe atë ekonomike në vend. Goditje të fortëve të rrugës. Projekte të reja në infrastrukturë dhe turizëm. Rritje ekonomike, luftë informalitetit dhe pendesë për Edi Ramën e ditëve të sotme, ishin disa nga temat për të cilat ai foli.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dialogu qeveri-opozite edi rama lulzim basha dialogu qeveri-opozite edi rama lulzim basha

Sondazh

Poll

Politike 30 Korrik 2019, 09:19

TIRANE– Kryeministri Edi Rama në një bashkëbisedim që zhvilloi me gazetarët tha se rritja ekonomike për gjysmën e parë të vitit 2019 është 2.2% më e lartë se aj...