Politike

Shkarkimi i Malajt/ Rama: Sinqerisht, nuk di si ta ndihmoj. Flet edhe për Bushatin

30 Korrik 2019, 10:34 Nga DOSJA
Shkarkimi i Malajt/ Rama: Sinqerisht, nuk di si ta ndihmoj. Flet edhe për

TIRANË– Në konferencën e tij me gazetarët kryeministri Edi Rama ka folur lidhur me shkarkimin e Arben Malajt nga Këshilli Mbikqyrës i BSH dhe Ditmir Bushatin nga drejtuesi politik i Shkodrës.

Rama tha se nuk kishte asgjë personale me askënd dhe se nuk kishte asnjë dijeni se si mund ta ndihmonte Malajn. Sa i përket shkarkimit të Bushatit, Rama tha se lëvizja kishte ndodhur pasi organizimi i ri kërkonte energji dhe aftësi.

PJESË NGA KONFERENCA:

Për Malajn: Pyesni deputetët që kanë kërkuar shkarkimin e tij. Unë nuk lexoj kjo është pjesë e paktit të paqes. Jeni të lirë të mos e besoni. S’kam asgjë personale me askënd. Nuk di si ta ndihmoj Malajn. Sinqerisht.

Për Bushatin: Nuk ka asnjë lidhje. Nuk më rezulton se Ditmiri ka bërë ndonjë kritikë shqetësuese. Edhe nëse ekziston ska lidhje. Organizimi i ri kërkon energji dhe aftësi që kanë kërkuar disa ndryshime. Shkodra është prioritet për mua. Është shumë i rëndësishëm. Unë mendoj për atë qytet, historinë dhe potencialin e tij. Është fatkeqsi Shkodra që kemi sot.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike arben malaj ditmir bushati edi rama edi rama me gazetaret arben malaj ditmir bushati edi rama edi rama me gazetaret

Sondazh

Poll