Sport

Shqipëria dhe Kosova medalje ari në ‘Oran 2022’, Presidenti Meta: “Sukses i merituar!”

Presidenti i Republikës uron sportistët shqiptarë, që kanë fituar medalje ari në Lojërat Mesdhetare

29 Qershor 2022, 20:20 Nga DOSJA

Shqipëria dhe Kosova medalje ari në ‘Oran 2022’,

TIRANE - Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka uruar dy kampionët shqiptarë në mundje dhe xhudo, Zelimkhan Abakarov dhe Distria Krasniqi, të cilët fituan medalje ari në Lojërat e 19-ta Mesdhetare, që po zhvillohen në Oran të Algjerisë.

Me anë të një postimi në Facebook, Presidenti Meta shkruan se suksesi i dy sportistët ishte i plotësisht i merituar.

“Shqipëria dhe Kosova me Medalje Ari në Lojërat Mesdhetare! Urime mundësit tonë kampion Zelimkhan Abakarov dhe xhudistes Distria Krasniqi për suksesin e merituar”, shkruan Meta në Facebook.

Shqipëria dhe Kosova medalje ari në ‘Oran 2022’,

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll