Sport

Messi i zemëruar me De Paul, gjithçka për një femër, fjalët e 'pleshtit': Duhet të...

- Probleme me Kombëtaren argjentinase? Sipas asaj që doli në programin televiziv Socios del espectaculo, Leo Messi nuk do të ishte i kënaqur me sjelljen e Rodrigo De Paul.

29 Qershor 2022, 18:31 Nga DOSJA

Messi i zemëruar me De Paul, gjithçka për një femër,

ARGJENTINË- Probleme me Kombëtaren argjentinase? Sipas asaj që doli në programin televiziv Socios del espectaculo, Leo Messi nuk do të ishte i kënaqur me sjelljen e Rodrigo De Paul. Ky i fundit prej muajsh është në qendër të thashethemeve argjentinase për shkak të jetës së tij private.

Një vit më parë ka ardhur ndarja me partneren historike Camila Homs, pak ditë nga lindja e djalit Bautista, dhe ka nisur menjëherë lidhjen e re me Tini Steossel, një nga këngëtaret më të dashura dhe më të ndjekura në Amerikën e Jugut.Rezultati: në muajt e fundit po flitet për ish-yllin e Udinese-s më shumë për lidhjet e tij të dashurisë se sa për atë që bën ai në fushën e lojës. Një situatë që duket se e ka bezdisur shumë pleshtin.

Kërkesa e Messit për De Paul

“Messi dhe një tjetër futbollist folën me De Paul dhe i kërkuan të mbante një profil të ulët”, tha gazetari Rodrigo Lussich. Një tjetër gazetare, Karina Iavicoli, shtoi: "Edhe Diego Simeone nuk është i kënaqur me situatën. Ai do t'i kishte thënë:" Bëj çfarë të duash, por mos u ekspozo aq shumë. "Të gjithë lojtarët e tjerë do të ishin në anën e Messit: duhet të fokusohesh te Botërori i ardhshëm, i cili mund të jetë i fundit për sulmuesin e Paris Saint-Germain.

Tini Stoessel e përjashtuar nga gratë dhe të fejuarat e tjera

Nga ana tjetër duket se gratë e futbollistëve të tjerë e mbajnë larg Tini-n për solidaritet ndaj Camila-s, me të cilën kanë një lidhje shumë të fortë prej kohësh. Jo vetëm: duket se Homs është e zemëruar me De Paul se ka kaluar vetëm pesë orë të pushimeve të tij me fëmijët. Rodrigo duket se po i përkushtohet plotësisht të fejuarës së tij të re: çifti është me pushime në Miami, në vilën luksoze të këngëtares me vlerë 900 mijë dollarë.

E.Ç (Dosja.al)

rodrigo de paul messi argjentina

Sondazh

Poll