Sport

Tifozët e Interit të ndarë, disa përshëndesin Lukakun, 'Curva Nord' respekton vetëm Asllanin (video)

Mesfushori i Kombëtares, Kristjan Asllani ka kompletuar vizitat mjekësore me Interin dhe është drejtuar për në zyrat qendrore të zikaltërve për firmën në kontratë.

29 Qershor 2022, 18:03 Nga DOSJA

Tifozët e Interit të ndarë, disa përshëndesin Lukakun,

ITALI- Mesfushori i Kombëtares, Kristjan Asllani ka kompletuar vizitat mjekësore me Interin dhe është drejtuar për në zyrat qendrore të zikaltërve për firmën në kontratë. 20-vjeçari nga Elbasani ka nënshkruar për 5 vite me nënkampionët e Italisë, kontratë nga e cila do të përfitojë rreth 1.2 milionë euro në sezon.

Të pranishëm ishin edhe pjesëtarë të “Curva Nord”, grupimit më të madh ultras që mbështet skuadrën italiane. TMë shkruan se këta të fundit u treguan indiferentë ndaj sulmuesit belg.Interi do të paguajë 14 milionë euro (+2 milionë në formë bonusesh) në arkat e Empolit për kartonin e mesfushorit të talentuar të kombëtares shqiptare.

E.Ç (Dosja.al)

asllani inter firma me interin

Sondazh

Poll