Sport

Mario Götze, heroi i Botërorit brazilian që ‘ka harruar’ Botërorin e Katarit…

“Ndeshja ime e fundit me Gjermaninë ishte në vitin 2017”,- kujton Götze, i cili i dha Gjermanisë titullin e botës me golin e tij kundër Argjentinës në Brazil 2014. Ai do të fillojë një fazë të re pas nënshkrimit për Eintracht Frankfurt

29 Qershor 2022, 18:58 Nga DOSJA
Mario Götze, heroi i Botërorit brazilian që ‘ka

GJERMANI - Mario Götze ishte heroi i një Botërori, Brazil 2014, për Gjermaninë dhe në të njëjtën kohë bëri të qajë Argjentinën e Leo Messit, duke shënuar golin që i dha titullin ekipit gjerman (1-0). Tani Götze, në moshën 30-vjeçare, është rikthyer në Bundesligë, pasi u largua nga Borussia Dortmund në vitin 2020 për të luajtur për PSV. 

Por gazeta spanjole ‘MD’ thekson se ai nuk po mendon për Botërorin e Katarit 2022. Nëse Götze mund të kthehet apo jo në ekipin kombëtar është një çështje debati në Gjermani. Shumë mendojnë se po. Midis tyre edhe Joachim Löw. 

Ish-trajneri gjerman beson se Götze "i ka të gjitha cilësitë për të qenë atje, ai do të luajë në Bundesligë, në Champions League dhe do të jetë në gjendje ta bëjë të qartë". Löw futi në fushë lojtarin e sotëm të Frankfurtit në minutën e 88-të kundër Argjentinës dhe Götze shënoi golin e fitores në minutën e 113-të për Gjermaninë.

Hansi Flick, trajneri aktual i Gjermanisë, e uroi Götze për lëvizjen e tij në Eintracht Frankfurt.  Mediat thonë se për momentin ai mendon për Champions League, për të cilën skuadra e tij e re, Eintracht Frankfurt, është kualifikuar për herë të parë që nga viti 1960 falë fitimit të Europa League, pasi mposhti Rangers.

"Për mua gjëja më e rëndësishme është të përmirësohem dhe të kem sukses me ekipin tim. Pjesa tjetër do të vijë. Ndeshja ime e fundit ndërkombëtare ishte vite më parë (2017). Kështu që unë kisha një rol specifik, shumë afër meje. Tani kjo çështje nuk është në kokën time është larg për mua”,- ishin fjalët e Götze. 

Gjatë karrierës së tij, Mario Götze ka luajtur për Borussia Dortmund (2009-13 dhe 2016-2020), Bayern (2013-16) dhe PSV (2020-22). Ai ka fituar 5 Bundesliga, 4 kupa të Gjermanisë, një Superkupë të Gjermanisë, një Superkupë Europiane, një Kupë të Botës për klube, një kupë dhe një superkupë holandeze. Eintracht bën debutimin e tij për Bundesligë 2022-23, më 5 gusht kundër Bayernit.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll