Sport

Një shqiptare i merr mend Zaniolos, revista Chi evidenton nisjen e romancës në varkë

Në pritje për të mësuar se cila do të jetë e ardhmja e tij futbollistike, Nicolo Zaniolo është duke shijuar pushimet para se të rikthehet në stërvitje për sezonin e ri.

29 Qershor 2022, 13:05 Nga DOSJA
Një shqiptare i merr mend Zaniolos, revista Chi evidenton nisjen e
Kejdis Bardhi

ITALI- Në pritje për të mësuar se cila do të jetë e ardhmja e tij futbollistike, Nicolo Zaniolo është duke shijuar pushimet para se të rikthehet në stërvitje për sezonin e ri. E përjavshmja Chi ka publikuar disa foto ku shihet lojtari i Romës në varkë, në shoqërinë e disa miqve, pranë lojtarit shihet edhe Kejdis Bardhi e cila me profesion është stiliste flokësh.

Në fotot e publikuara nga revista e drejtuar nga Alfonso Signorini, ka një ndjenjë të veçantë mes Zaniolo-s dhe shqiptares. A  do të jetë ky fillimi i një lidhje të bukur?

Asnjë puthje dhe asnjë gjest që mund t'ju bëjnë të mendoni për fillimin e një lidhjeje. Megjithatë, Chi tregon se përveç Kejdisit, lojtari i Romës nuk po takohet me asnjë vajzë tjetër.

E.Ç (Dosja.al)

zaniolo kejdis bardhi

Sondazh

Poll