Sport

Pagesë 'simbolike' dhe bonuset, gjithçka gati për rinovimin e Ibrahimovic me Milanin

Gjithçka është gati për rinovimin e Zlatan Ibrahimovic. Suedezi, të cilit kontrata aktuale me Milanin do t'i skadojë zyrtarisht të enjten më 30 qershor

29 Qershor 2022, 18:13 Nga DOSJA

Pagesë 'simbolike' dhe bonuset, gjithçka gati për

ITALI- Gjithçka është gati për rinovimin e Zlatan Ibrahimovic. Suedezi, të cilit kontrata aktuale me Milanin do t'i skadojë zyrtarisht të enjten më 30 qershor, është gati të firmosë një pagë vjetore që siguron një pagë fikse "simbolike" (po flasim për disa qindra mijë euro), së cilës do t'i shtohen edhe disa bonuse të lidhura me paraqitjet dhe performancat, të cilat për këtë arsye do të aktivizoheshin vetëm në momentin e kthimit të tij në fushë.

Ibra iu nënshtrua një operacioni në gju më 25 majin e kaluar dhe rikuperimi pritet për rreth 7-8 muaj. Në mendjen e tij dhe të klubit ekziston ideja për t’u rikthyer në dispozicion të Piolit pas pauzës për Botërorin e Katarit dhe kontrata e re do t’i lejojë atij të vazhdojë rehabilitimin i ndjekur nga stafi i Milanit, si dhe pranë shokëve të skuadrës, për të cilët ai mbetet lider dhe pikë referimi e padiskutueshme.

Prandaj, gjithçka është gati për të parë Zlatanin te kuqezinjtë për një sezon tjetër, ndoshta të fundit të karrierës së tij. Megjithatë, duhet theksuar se edhe qëndrimi i suedezit mund të lidhet me rinovimet e Maldinit dhe Massara: konfirmimi i drejtorit teknik dhe atij sportiv duket se merret si i mirëqenë, por zyrtarizimi vazhdon të mbetet pezull, duke lënë hapësirë për disa (minimale) pasiguri.

E.Ç (Dosja.al)

milan ibrahimovic

Sondazh

Poll