Politike

Rama: Punësimi është rritur 1.4%, kemi ulje të borxhi publik në vend

30 Korrik 2019, 09:13 Nga DOSJA
Rama: Punësimi është rritur 1.4%, kemi ulje të borxhi publik

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se është ulur sërish borxhi publik dhe se punësimi është rritur me 1.4%.

Edhe pse punësimi është rritur, kryeministri Rama ka bërë me dije se informaliteti në punë ka shënuar rritje. 

“Punësimi është rritur 1.4% më shumë se një vit më parë, +0.6% krahasuar se 6 muaj më parë. Një fakt vlen të nënvizohet zyrat e punës vetëm këtë 6 mujor kanë kryer 16 mijë punësime, por informaliteti në punë ka shënuar rritje, pra mosregjistrimi i punonjësve. Financat publike janë të qëndrueshme dhe borxhi rezulton me ulje në raport me qershorin 2016”, ka deklaruar Rama.

Ditën e sotme, Kryeministri shqiptar në 120 minuta bisedë me gazetarët foli pa dorashka për situatën politike dhe atë ekonomike në vend. Goditje të fortëve të rrugës. Projekte të reja në infrastrukturë dhe turizëm. Rritje ekonomike, luftë informalitetit dhe pendesë për Edi Ramën e ditëve të sotme, ishin disa nga temat për të cilat ai foli.

(k.m/dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike borxhi publik edi rama edi rama me gazetaret borxhi publik edi rama edi rama me gazetaret

Sondazh

Poll