Politike

Komisioni i Venecias fut në axhendë shkarkimin e presidentit Ilir Meta 

30 Korrik 2019, 07:51 Nga DOSJA
Komisioni i Venecias fut në axhendë shkarkimin e presidentit Ilir

Tiranë- Komisionit i Venecias ka futur në axhendën e tij shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Kërkesa e  Kuvendit është marrë në konsideratë nga Komisioni dhe është futur në kalendarin e punimeve.

Pritet që mbledhja më e afërt e Komisionit të Venecias të jetë në tetor. Por përpara letrës përfundimtare ku komision pritet që të japë një opinion të ndërmjetëm. Me shumë gjasa gjatë muajit shtatorit ky opinion do të jetë në dorën e Kuvendit dhe do të shfrytëzohet nga mazhoranca. Çështja për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta tani është në fazën e Komisonit Hetimor.

Shkarkimi i Metës:

Vijon ende mes Presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama. Pasi opozita nuk njohu zgjedhjet e 30 qershorit dhe vijonin protestat, Meta nxori një datë të re për zgjedhjet, 13 tetorin. Për dekretin e parë të anulimit të datës së zgjedhjeve, Presidentit nuk iu bind KQZ-ja dhe Kolegji Zgjedhor e rrëzoi.  Vendi u fut në zgjedhje. Njëkohësisht nga ana e socialistëve ka nisur edhe procedura për shkarkimin e Metës.  Tashmë shkarkimi i Metës ndodhet në dorë të Komisionit Hetimor, i cili pas 3 muajsh do të nxjerrë një raport. Më pas kjo çështje do i kalojë Gjykatës Kushtetuese.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta komisioni i venecias ps shkarkon metën ilir meta komisioni i venecias ps shkarkon metën

Sondazh

Poll