Politike

‘O ça vape’, Ahmetaj dhe Spiropali braktisin betimin e kryetarit të ri në Kavajë, të tjerët ‘syrgjynosur’ në 10 m

30 Korrik 2019, 09:00 Nga DOSJA
‘O ça vape’, Ahmetaj dhe Spiropali braktisin betimin e

KAVAJE- Temperaturat e larta kanë bërë që ish-ministri Arben Ahmetaj dhe ministrja e Shtetit, Elisa Spiropali, të deleguarit e Partisë Socialiste në betimin e kryetarit të ri të bashkisë dhe anëtarëve të Këshillit Bashkiak janë larguar nga mbledhja. Shkak për këtë është bërë temperatura e lartë në zyrën ku ishte organizuar betimi.

Siç shihet edhe në video, të pranishmit dëgjohen teksa thonë gjatë gjithë kohës: O ça vape dhe në duar kanë erashka të cilat i përdorin për freski.

Arben Ahmetaj:  Pjesë e aleancës janë edhe ata… tani është votimi

Elisa Spiropali: Tani është votimi, ne po ikim ju vazhdoni…

Prefektja e qarkut: Ore jemi ne që e drejtojmë, ja pra hajde… hajde… ata ikën se ishte pak rëndë. (nënkupton vapën)

Qytetari: Meçe, o Meçe!

Spiropali e Ahmetaj u larguan, por qytetarët e tjerë u detyruan që të qendrojnë në 10 metra katrorë, në temperatura tejet të larta.

Ditën e sotme në Kavajë, do të bëhet konstituimi i Këshillit të Ri Bashkiak dhe betimi i kryebashkiakut të ri. PD ka paralajmëruar protestë, ndërsa FNSH-të kanë zbarkuar në qytet. Kryebashkiaku i PD-së Isa Sakja ka bërë me dije se nuk do ta lirojë zyrën duke sfiduar socialistët.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike arben ahmetaj betimi i kryebashkiakeve te rinj elisa spiropali arben ahmetaj betimi i kryebashkiakeve te rinj elisa spiropali

Sondazh

Poll